Rozë

Rita Ora akuzohet për ‘përvetësim kulturor’

Rita Ora është akuzuar për “pretendimin që të jetë person me ngjyrë” nga një përdorues i Twitter-it, i cili zbuloi rrënjët e saj shqiptare në një debat në rrjete sociale të hënën.

Autorja e hitit “Hot Right Now”, 29, ka diskutuar shpesh për rrënjët e saj shqiptare dhe arratisjen e familjes së saj nga zona e shkatërruar nga lufta dhe jetën si refugjate në Londër, por kritikët u zemëruan në yllin duke prefentuar për “përvetësim kulturor”.

Tweet-i që ndezi të gjithë debatin mblodhi një pëlqim të madh 109.4 mijë në vetëm dy ditë, me mesazhin ku shoqërohen imazhet e Ritës për ‘përvetësim’ të stilit të flokëve, të tilla si gërsheta.

Rita dhe familja e saj u larguan nga Kosova ,ë 1991, gjatë luftës dhjetëvjeçare në vend, ku mijëra njerëz u vranë dhe më shumë se një milionë njerëz – përfshirë familjen Ora,  u detyruan të largohen për siguri.

Në prill, Rita diskutoi përvojën e saj si refugjate pas ‘shpëtimit të persekutimit’ si një fëmijë në Kosovë, me prindërit dhe motrën e saj Elena.

Rita viziton Shqipërinë, sa herë që mundet me familjen e saj dhe me krenari bart veshjen tradicionale dhe i njeh vallet e tyre.

Në vitin 2016, gjatë një paraqitjeje në shfaqjen e Wendy Williams, prezantuesja tha: ‘Mendova se ishe gjysmë me ngjyrë dhe gjysmë e bardhë, apo diçka e tillë, për të cilën Rita u përgjigj:’ Të gjithë zakonisht e bëjnë. Unë gjithashtu mund të jem. Por jo, unë jam shqiptare’.

Përkundër këtyre faktorëve, një përdorues në Twitter shkroi të hënën: ‘Të zbulosh se Rita Ora nuk është aspak me ngjyrë dhe të dy prindërit e saj janë shqiptarë të bardhë është kaq e trishtueshme …”.

Ndërsa, një tjetër përmend faktin se si ajo po bëhet me ngjyrë. Njën djekës shkroi “Nëse ajo është lodhur nga njerëzit që e bëjnë me ngjyrë, atëherë përse ajo i bën gërshetat dhe rrezitet”.

Edhe përdorues të tjerë të kësaj platforme shkruan se ajo nuk është me ngjyrë, por thonë se po e përvetëson këtë kulturë.

“Unë mendova që ajo ishte me ngjyrë.. zbulova se Rita Ora nuk është me ngjyrë, ajo është e të njëjtës etini si Dua Lipa”, shkruan një tjetër.

“Blackfishing” është term që përdoret për të përshkruar një person të akuzuar se pretendon të jetë me ngjyrë në rrjete sociale, duke përdorur grimin, produkte flokësh dhe stile për të ndryshuar pamjen”. /Lajmi/