Sport

Rinovim me kushte, bordi detyron Ten Hag të rregullojë marrëdhëniet me lojtarët

By GAZETA SCANNER 1

June 15, 2024

Drejtuesit e Manchester United kanë vendosur të vijojnë me holandezin, Erik ten Hag në pankinë, madje tekniku pritet të zgjasë bashkëpunimin me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2027, mirëpo disa kushte duhen plotësuar, me strategun 54-vjeçar, që do ketë më pak fuqi dhe vendimmarrje në merkaton e klubit dhe përforcimet e skuadrës, por jo vetëm.

Ten Hag ka si mision të “ringjallë” disa elementë me shumë potencial, që janë pjesë e klubit, siç është edhe rasti i “fantazistit” të sulmit, Marcus Rashford, si edhe gjithë lojtarët e tjerë që nuk kanë shkëlqyer duhet të rritin rendimentin e tyre.

Pas “ringjalljes” së Rashford vjen çështja Jadon Sancho, me të cilin trajneri ka prishur çdo raport, mirëpo drejtuesit e United do e rikthejnë në skuadër pas huazimit tek Dortmund, pasi e cilësojnë një futbollist me potencial të madh dhe Ten Hag e ka detyrim përmirësimin e raportit me sulmuesin anësor, të cilit duhet t’i marrë maksimumin në aventurën e dytë në “Old Trafford”.