Teknologji

Rikthimi i shpejtë i “Michelinit” pas koronavirusit

Në një fundjavë së fundmi, përderisa Franca ishte nën një nga izolimet më të rrepta në Evropë, gomat e traktorëve gjigantë po praodhoheshin në një fabrikë të “Michelinit” në verilindje të Francës.

Më larg, në jug, fabrikat e tjera të “Michelinit” po prodhonin goma për autoambulancat dhe kamionët e zjarrfikësve me aq shpejtësi sa ekuipazhet e vogla mund të bënin.

“Michelin” është një “fillestar” në mesin e prodhuesve botërorë që synon të ringjallë biznesin sigurt në mes të pandemisë së koronavirusit. Një rihapje graduale po testohet, pasi shpërthimi i koronavirusit mbylli fabrikat në Kinë, Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës, duke ndikuar në jetët e 127.000 punonjësve të kompanisë.

“Nuk mund të qëndrojmë të mbyllur përgjithmonë”, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Florent Menegaux, për “New York Times”. “Pak pas krizës shëndetësore, do të kemi një krizë ekonomike, që do të ketë pasoja të mëdha shoqërore. Duhet të mësohemi të jetojmë më Covid-19″.

Prodhim midis karantine

Por në Francë, ku “Michelini” ka selinë, rikthimi i tillë ka ngjallur tensione të menjëhershme mes sindikatave të punëtorëve. Ata akuzojnë kompaninë se i ka vënë interesat e investitorëve mbi ato të punëtorëve, përderisa bartja e sëmundjes është akoma në shkallë të lartë dhe Franca vazhdon të mbetet në karantinë.