Sport

“Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundshëm”

Ylli i PSG, Neymar që disa vite është i lidhur me rikthimin te Barcelona edhe pse në muajt e fundit ky shihej si një transferim i pamundur, transmeton GazetaScanner.

Mirëpo, sipas ish trajnerit të Brazilit, Sylvinho, Neymar mund të rikthehet në “Camp Nou” gjatë verës.

Sylvinho ka besimin se kapiteni i Brazilit mund të luaj të cila skuadër që dëshiron, shkaku që është lojtar i mirë.

“Ai mund të luaj ku do që dëshiron. Askush nuk mund të thotë që ai nuk mund të rikthehet në La Liga ose të ndryshojë skuadër”.

“I vetmi lojtar që mund të bëjë gjithçka është ai. Në kualitetin si individ është… mama mia. Është lojtar i shkëlqyer”, theksoi ish trajneri i Neymar.

PSG është e hapur për shitjen e Neymar, por thuhet se kërkon se paku 180 milionë euro./Scanner/