Sport

Rikthehet Superliga, të dielën luhet superderbi Ballkani-Suhareka

By GAZETA SCANNER 1

October 17, 2024

Pas emocioneve të bukura që na solli kombëtarja e Kosovës në fitoret ndaj Lituanisë dhe Qipros, rikthehet në aksion Superliga e Kosovës në futboll.

Elita e futbollit vjen këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së nëntë.

Kjo xhiro hapet të premten pasdite me duelin Gjilani-Ferizaj, një sfidë e rëndësishme për të dy skuadrat.

Xhiroja e nëntë do të vazhdojë të shtunën me duelet Malisheva-Prishtina, e cila transmetohet në Radio Kosovë dhe Feronikeli ’74-Drita.

Ndërkaq, dy ndeshjet e fundit të kësaj fundjavë luhen të dielën pasdite.

Ndeshja kryesore do të jetë në Suharekë ku ndeshën rivalët lokal, Ballkani dhe Suharekës, derisa sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Dukagjinit e Llapit që luhet në Klinë, duele këto që transmetohen në Radio Kosova.

Superliga / Java e nëntë

Të premten takohen:

Gjilani – Ferizaj

Të shtunën takohen:

Malisheva – Prishtina

Feronikeli ‘74 – Drita

Të dielën takohen:

Dukagjini – Llapi

Ballkani – Suhareka

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.