Kulturë

Rikthehet Panairi i Librit

By GAZETA SCANNER 1

June 07, 2022

Pas dy vjetësh, këtë të martë do të mbahet sërish Panairi i Librit në Kosovë.

Kjo ngjarje do të ndodhë për pesë ditë, në datat 7 deri më 12 qershor në Pallatin e Rinisë, me organizimin e Shoqatës së Botuesve.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00 deri në ora 20:00 dhe hyrja për vizitorë do të jetë pa pagesë.

Aty do të marrin pjesë 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, ku do të jenë rreth dy mijë tituj të rinj.

Kështu, ky panair do të vijë pas dy vjetësh mungesë, për shkak të gjendjes së atëhershme me pandeminë COVID-19. /KK/