Auto

Rikthehen temperaturat e larta, por bëni kujdes kur ndizni kondicionerin e makinës gjatë verës

By GAZETA SCANNER 1

June 11, 2024

Një nga gjërat e para që bëjmë në verë kur hipim në makinë është ndezja e kondicionerit. Megjithatë, ka diçka për të cilën shumica prej nesh nuk janë të vetëdijshëm.

Nuk duhet ta ndizni asnjëherë kondicionerin direkt me xhamat e mbyllur sidomos kur makina ka qenë në diell.

Ndaj, duhet të keni kujdes që të mos e bëni këtë lëvizje, sepse niveli i benzenit rritet shumë.

Duke qenë i bllokuar në automjet, mund të dëmtojë shëndetin tuaj dhe të fëmijëve pasi është një lëndë toksike. Herën tjetër, së pari hapni dritaret dhe më pas ndizni kondicionerin.