Ridvan Tahiri, i njohur me nofkën Riki i është kthyer kundër PDK-së dhe ka thënë se do jetë armik i saj në ditën e zgjedhjeve dhe në ditët e fushatës, shkruan Veriu.info
Riki ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe individë të saj e kanë injoruar dhe nuk e kanë mbështetur veç pse nuk është kohë fushate.
Ish ushtari i UÇK-së ka potencuar se kryeministri dhe njerëz të pushtetit kanë qenë për ta vizituar, por PDK, partia që Riki e ka përkrahur gjithë jetën e ka injoruar totalisht.
Ai në fund ka shkruar se do të loboj me gjithë fuqinë e tij që PDK të mos jetë kurrë më në pozita shtetërore, transmeton Veriu.info
Postimi i plotë:
Mabjeni mend ju individ te PDK se,krytar komune e deputet te paralamentit.
Do jemi armik i juaj ne ne teren ne diten e zgjedhjeve edhe ne fushat,nuk jam i fort sikur ju nga financat por fjala ime vlen shum tek shum qytetar te cilet bashk me mua i sherbyen ketij vendi dhe qytetarve pa kurfar interesi. Ju gjeni kohe per milioneret,por jo per shtresen e thjesht te biznesit qe menxi mbijetojme nga tatimet e taksat e larta per neve. Nje her kam lyp takim me juve dhe me keni injoruar,sepse nuk eshte kohe fushate. Ne biznesin tim me kan vizituar njerz te pushtetit nga kryministrit e kryparlamentari deri tek me i thjeshti ne pushtet,kurse ju te partis te cilet ju kam mbeshtet me vite me injoroni edhe ne rruge edhe ne biznes,pikrisht krytari i komunes ku une i paguaj tatim.
Do loboj me krejt fuqin time dhe autoritetin tim qe kam,qe ju kurr mos te jeni ne pozita shterore qofshit ne pozit apo opozit,mjaft me keto injoranca te juaj kinse jeni zot apo pejgamber.
https://www.facebook.com/share/p/di3gg9QKuBtVotSS/?mibextid=oFDknk