Rozë

Rihanna firmos marrëveshjen miliona dollarëshe, jeta e saj do të bëhet dokumentar

Megjithatë, duket se nuk mjafton për audiencën e saj. Rihanna do të performojë në Super Bowl-in e ardhshëm në shkurt 2023, që është një punë shumë e madhe. Skena e Super Bowl ka parë emra të mëdhenj vitet e fundit, si Katy Perry, Shakira, Jennifer Lopez, Dr. Dre, Eminem dhe Beyonce.

Paraqitja e Rihannës pritet të jetë një nga ato që do të mbeten të paharrueshme për publikun, pasi ajo sigurohet të jetë perfekte në çdo paraqitje të saj live. Apple TV madje i kërkoi këngëtares të regjistrojë performancën e saj dhe ta përfshijë atë në një dokumentar të ri për rikthimin e saj muzikor.

Për ta bindur atë të bashkëpunonte, kompania i ofroi asaj miliona dollarë. “Ka shumë kuriozitet për çdo gjë që ka të bëjë me Rihanna-n. Rikthimi i saj në skenën muzikore për herë të parë në kaq shumë vite është shumë i rëndësishëm ”, tha një burim i Apple për gazetën britanike The Sun.

“Provat, takimet e saj me artistë të tjerë, por edhe ajo që ndodh në prapaskenë do të regjistrohen dhe do t’i japin publikut një pasqyrë se si është jeta e saj tani, si një nënë e re dhe si ndihet për rikthimin në industrinë e muzikës,” shtoi burimi. /abcnews.al/