Rihanna është në pritje të fëmijës së dytë shumë pak kohë pasi solli në jetë djalin e saj.
Ashtu siç ndodhi edhe në shtatzëninë e parë, Riri po mban të fshehtë gjininë e bebit.
Por së fundmi në një dalje ajo ka mund të ketë lënë të kuptohet se zbuloi se foshnja që po pret është vajzë.
Ylli u fotografua duke blerë rroba për fëmijë dhe nga paparazzit u kap teksa shikonte një veshje rozë të thurur.
Të shumtë ishin ata që komentuan se Rihanna po bëhet me vajzë pas këtij detaji por kujtojmë se këtë ‘’lojë’’ Riri e bëri edhe në shtatzëninë e parë.
Ajo u pa duke parë rroba ngjyrë rozë (në mars të vitit 2022) dhe në fakt, solli në jetë një djalë, ndaj s’dihet me siguri as kësaj radhe.