Sulmuesi i Tottenham Hotspurs, Richarlison, ka thënë që konsultohet me psikologen çdo javë, dhe kjo i ndihmon shumë edhe në futboll.
“Aspekti mendor është super i rëndësishëm për futbollistët”, ka thënë Richarlisoni.
“Kam seanca çdo javë me psikologen time, më ndihmon shumë”.
“Lojtarët duhet ta kuptojnë që psikologu mund të jetë njëmend i rëndësishëm, njëmend ndihmon në fushë”, ka thënë ai në Sky.