Sport

Richarlison kërkon ndihmë nga psikologu

By GAZETA SCANNER 1

September 13, 2023

Sulmuesi Richarlison ka zbuluar se do të kërkojë ndihmë nga psikologu këtë javë për shkak të mungesës së shënimit të golave tashmë një kohë të gjatë. Richarlison ka kohë që nuk ka shënuar gol si për Tottenhamin ashtu edhe Brazilin, gjë që e ka shqetësuar tej mase sulmuesin.

26-vjeçari, që së fundmi ishte i grumbulluar te Brazili, ka thënë se më t’u kthyer në Tottenham do t’i drejtohet psikologut për ta ndihmuar që të zhbllokohet nga ky ngërç që e ka kapluar.

“Do të kthehem në Angli, të shikoj një psikolog, të kërkoj ndihmë nga ai dhe të punoj me mendjen time. Kjo është, të kthehem më i fortë. Dua të kem një vazhdimsi të mirë tek Tottenham, këtë javë unë do të ulem dhe do të diskutoj. Më duhet një momentum i mirë, të gjej ritmin e lojës dhe të kthehem.

Në fushë jam lojtar i skuadrës, mundohem të ndihmoj. Ndonjëherë, gjërat nuk shkojnë ashtu si duam ne. Mendoj që një pjesë jashtë fushës më ka afektuar mua brenda.

Unë do të vazhdoj të fokusohem tek ekipi, stuhia veçse ka kaluar. Kam kaluar një turbulencë në 5 muajt e fundit. Tani gjërat janë mirë në shtëpi. Njerëzit që kishin sytë vetëm tek paratë e mia tani janë larg meje.

Sulmuesi ka dështuar të shënojë gol për Brazilin në katër ndeshjet e fundit, ndërsa sa i përket Tottenhamit, Richarlison ka vetëm katër gola në 40 ndeshje për ekipin londinez. Këtë edicion ai ishte titullar te Tottenhami, por nuk ka shënuar ende gol në Premier League.