Rozë

Ribashkohet grupi i “Spice Girls”, por për të festuar ditëlindjen e Victorias

By GAZETA SCANNER 1

April 21, 2024

Të pesë anëtaret e “Spice Girls” janë ribashkuar, ndoshta jo siç e prisnit.

Të shtunën mbrëma, Victoria Beckham, Melanie Brown, Emma Bunton, Geri Horner dhe Melanie Chisholm, e njohur më mirë si Posh, Scary, Baby, Ginger dhe Sporty Spice, u mblodhën për të festuar 50-vjetorin e Victorias në Londër.

Miket festuan sikur të ishte viti 1997, duke performuar këngën e tyre klasike, “Stop”.