Sport

Rezultoi pozitiv në doping, Mudryk mohon gjithçka në reagimin e tij

By GAZETA SCANNER

December 18, 2024

Ylli i Chelseat, Mykhailo Mudryk ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas testit pozitiv për doping.

Mudryk ka dalë pozitivë në doping pas testeve të kryera nga Federata Angleze (FA).

Ukrainasi është pezulluar përkohësisht nga të luajturit për Chelsean derisa të dalin informacione të mëtejshme nga hetimi.

“Mund të konfirmoj se jam njoftuar se një mostër që i kam dhënë FA përmban një substancë të ndaluar ”, ka shkruar fillimisht Mudryk në Instagram pas raportimeve për testin e tij pozitiv të dopingut.

“Kjo ka ardhur si një tronditje e plotë pasi unë kurrë nuk kam përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar ose kam shkelur ndonjë rregull, dhe po punoj ngushtë me ekipin tim për të hetuar se si mund të ketë ndodhur kjo”.

“E di që nuk kam bërë asgjë të keqe dhe shpresoj se do të rikthehem së shpejti në fushë”.

“Nuk mund të them më shumë tani për shkak të konfidencialitetit të procesit, por do ta bëj sa më shpejt që të mundem”, përfundoi shkrimin e tij ukrainasi.