U mblodhën shtatë herë për një qëllim.
Por, në të gjitha tentativat dështuan.
Kjo për shkak që partia në pushtet nuk po e lejon formimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.
Për to, ka pasur akuza të vazhdueshme nga opozita se janë keqpërdorur.
Me të njëjtat akuza janë akoma.
Veçse refuzimin e pushtetit për formimin e komisionit po e quajnë si argument të fortë për një gjë.
Edhe për AAK-në është e papranueshme që nuk po lejohet hetimi parlamentar për gjithë akuzat rreth rezervave shtetërore.
Këtë temë në seancën e së enjten e ngriti edhe Rashit Qalaj i PDK-së.
Derisa, përgjatë gjithë seancës deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, zgjodhën heshtjen kur u pyetën pse nuk po lejojnë formimin e komisionit parlamentar.