Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, po apelon që të ruhen marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara.
“Qëllimi im dhe i gjithë të tjerëve është që të iu sugjerojmë shtetit të Kosovës, që të veprojnë në atë formën si veprojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai në Edicionin Special në Klan Kosova.
Sipas tij, kjo duhet të bëhet sepse kështu sigurohet një ardhme më e sigurt.
“Qëllimi im është që gjeneratave tona te iu sigurojmë një stabilitet në staza afatgjata sepse po e vërejm se ato shtete që nuk janë në atë rrugë në rrugëtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose institucioneve pro-perëndimore nuk e kanë një stabilitet”, deklaroi Rexhepi.