Rozë

Rexhep Muqolli, fryma e re e menaxhmentit artistik

By GAZETA SCANNER 1

March 28, 2024

Rexhep Muqolli është djaloshi i ri që është futur me sukses në fushën e menaxhimit të artistave në estradën shqiptare. Muqolli është producent ekzekutiv i emisionit “BlackJack”, që udhëhiqet nga tiktokeri Donzi me atë të cilit promovohen artistët e ri shqiptarë.

Rexhep Muqolli është edhe menaxher i disa këngtarëve duke përfshirë edhe reperin viral të momentit “Glitch” dhe këngëtarin e talentuar të muzikës pipullore, Altin Hajzeri.

Çelës i suksesit për menaxherin e ri kosovar është bashkëpunimi me emrat më të njohur të muzikës në vend dhe më gjerë.

Muqolli ka premtuar risi në botën televizive me emisionin “Black Jack“, duke përfshirë projekte edhe me artistë të huaj.