Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 69, Dr. Fatbardh Rexha është takuar me profesionistë shëndetësorë, ndërmarrës dhe punëtorë të administratës publike nga të cilët ka marrë energjinë e duhur për angazhim të mëtejmë në garën për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Rexha është shprehur i bindur se me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova do të jetë më mirë.
“Në vizita të ndara kam takuar profesionistë shëndetësor, ndërmarrës, punëtorë të administratës publike, nga të cilët mora energjinë e duhur për angazhim të mëtejmë, përderisa si shoqëri e përbashkët jemi të bindur se me Bedri Hamzën Kryeministër, Kosova do të bëhet ma mirë! #PDK #BedriHamza1 #FatbardhRexha69 #Mamirë”, ka shkruar Rexha në Facebook.