Zgjedhjet 2025

Rexha i PDK-së takohet me banorët e lagjes Shipol në Mitrovicë: Së bashku mund ta bëjmë Kosovën më mirë

By GAZETA SCANNER

January 09, 2025

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet me numrin 69, Fatbardh Rexha, zhvilloi një takim me fqinjët e familjes Meha në lagjen Shipol të Mitrovicës.

Gjatë bashkëbisedimit, Rexha ndau vizionin e PDK-së dhe planet e kandidatit për kryeministër të ardhshëm të propozuar nga partia, Bedri Hamza.

“Vendi ynë ka potencial zhvillimi dhe përmirësimi, andaj së bashku mund t’a bëjmë Kosovën ma mirë!” u shpreh Rexha, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të krijuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.