Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, pritet të shkojë në ligën elitare amerikane, MLS.
Legjenda e Bletave që sivjet e arriti finalen e Ligës së Kampionëve me ta, do të largohet nga ky klub pas 12 vjetësh.
Është ish-lojtari i Arsenalit, Samir Nasri, ai që ka pohuar për Canal+ se gjermani i ka thënë për një kalim të mundshëm në Amerikë.