Lajme

Reshjet e borës/ Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

By GAZETA SCANNER 1

November 25, 2023

 

Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar.

Policia qysh para dy jave ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre.

Tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije, në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve.