Qyteti i Pejës shpeshherë përballet me vërshime qoftë nga reshjet më të vogla të shiut.
Reshjet e djeshme të shiut kanë bërë që rruga e Transitit të jetë edhe sot e vërshuar.
Në fotografitë e mëposhtme vërehet se edhe qarkullimi i veturave është i dendur në këtë rrugë, e cila nuk shihet fare nga uji.
Kujtojmë se edhe në reshjet e janarit qyteti është përballur me vërshime të menjëhershme.