Lajme

Replika e Pacollit me Qeverinë për telefonatën me Radoiçiqin, Zeka: Pacolli po e thotë të vërtetën

By GAZETA SCANNER 1

October 17, 2024

Gazetari Milaim Zeka është përfshirë në debatin e deputetit Behgjet Pacolli me Qeverinë për telefonatën që i pari i AKR-së ka pasur me Milan Radoiçiqin.

Ai ka thënë se Pacolli po e thotë të vërteten për këtë rast.

Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se të gjtihë liderët politikë e kanë shfrytëzuar Pacollin për vota dhe pare.

“Personalisht, ne baze te asaj qe e njohe Behgjet Pacollin, lidhur me kete, po e thote 💯 perqind te verteten. Jo vetem Albini e Vjosa, po te gjithe lideret politik te Kosoves e kane shfrytezuar Pacollin per vota e per pare, dhe ne fund te dites e kane sha. I kam pas thane Mimoza Kusarit ne foltoren e Parlamentit se ajo dhe shume te tjere e shohin Pacollin vetem si bankomat…!!!”, ka shkruar Zeka.