Rozë

Reperi 50 Cent tregon se ka shpenzuar afro 22 milionë euro vetëm në…

By GAZETA SCANNER 1

September 06, 2024

50 Cent ka treguar se ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme parash për tarifat ligjore gjatë karrierës së tij të gjatë. Në një intervistë të fundit me Gillie Da King dhe Wallo 267 në podcast-in e tyre, reperi i hitit “Candy Shop” shpjegoi se faturat për tarifat ligjore e tij kanë arritur në një total prej 24 milionë dollarësh. “I kam shpenzuar 24 milionë dollarë në karrierën time, deri tani”-tha ai. “Kam shpenzuar 24 milionë dollarë në karrierën time për tarifat ligjore”. Reperi me shaka shtoi: “Nuk mund të pres të bëhem i pasur”.

Curtis ’50 Cent’ Jackson, i lindur në Queens, është bërë një nga figurat më të suksesshme në muzikë. Që nga dalja në treg e albumit të tij të parë të suksesshëm në vitin 2003, “Get Rich or Die Tryin’”, Jackson ka themeluar një label muzikor, një kompani prodhimi për filma dhe televizion, ka prodhuar serinë “Power” dhe versionet e saj të ndara, ka luajtur në filma si “Home of the Brave” dhe “Southpaw” dhe është angazhuar në partneritete dhe tregti të produkteve të ndryshme. Jackson tha se shpenzon një milion dollarë në vit për tarifat ligjore dhe shtoi se ai i udhëzon këshilltarët e tij ligjorë të nisin padi “për qëllime rekreative” sa herë që njerëzit “e shqetësojnë atë”.

“Kam këshilltar juridik të përgjithshëm. Nuk kam menaxher”-vazhdoi ai. “Pse të kem nevojë të më menaxhojë dikush? Kam bërë çdo marrëveshje 100 herë për veten time si artist muzikor”-tha Jackson, duke shpjeguar qasjen e tij të pavarur ndaj menaxhimit financiar. “Pse të kem nevojë që dikush ta bëjë këtë për mua? Të gjithë duan të punojnë me përqindje dhe kërkojnë një përqindje nga unë? Ti nuk e ndërtove këtë, unë e ndërtova”.

Pavarësisht nga të gjitha çështjet ligjore, 50 Cent vazhdon të jetë një nga artistët me fitime më të mëdha nga turnetë e tij muzikorë. Në vitin 2015, një gjykatës e urdhëroi reperin të paguante pesë milionë dollarë një gruaje që pretendonte se ai kishte marrë një video private të saj dhe e kishte shpërndarë atë në internet pa pëlqimin e saj. Ai gjithashtu zgjidhi një çështje më parë me ‘Taco Bell’ pas pretendimeve se kompania kishte manipuluar konsumatorët për të besuar se Jackson kishte mbështetur kompaninë.