Sport

Renditja e FIFA-s: Shqipëria nuk lëviz vendi

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2024

Rezultatet e skuadrave në këtë hapësirë të fundit për këtë vit 2024, për ne të paktën që nuk kemi play-off apo play-out, kanë sjellë lëvizje të shumta në renditjen e FIFA-s, me skuadrat që kanë ndryshuar pozitat edhe mes 10 të parave të këtij klasifikimi.

Por ajo që ka qëndruar e palëvizur nga pozicioni i saj është Shqipëria, e cila pas barazimit ndaj Çekisë dhe humbjes ndaj Ukrainës ka qëndruar në vendnumëro në këtë klasifikim në pozicionin e 65-të.

Për fatin e madh të kuqezinjve, pavarësisht lëvizjeve të skuadrave rrotull tyre, pozicioni nuk ka ndryshuar dhe ato mbeten larg grupit të skuadrave më të mira në kontinent e jo vetëm, shkruan Top Channel.

Kur trajneri aktual mori drejtimi e Shqipërisë në janar të vitit 2023, kuqezinjtë ndodheshin në vendin e 85-të dhe pozicionin më të mirë që ai e ngjiti ishte deri në vendin e 59-të në tetor 2023, ndërsa pozicioni më i ulët nën drejtimin e trajnerit brazilian është ai i 68-ti, në prillin e vitit 2023.

Duhet theksuar se renditja e FIFA-s ishte e rëndësishme për pozicionimin e kombëtareve evropiane në vazot e shortit të Botërorit 2024.

Shqipëria duhej të ngjitej në vendin e 24-t mes ekipeve evropiane që të shkonte në vazon e dytë të shortit.

Por tashmë atë post e siguroi Çekia me fitoren e fundit ndaj Gjeorgjisë dhe ia doli të kalonte në vazon e dytë, teksa kuqezinjtë janë të 29-tit mes evropianëve.