Op/Ed

Rëndësia e mjekut në suksesin e shërimit të Pacientit: Mjeku dhe obligimi profesional sipas betimit të Hipokratit

Prof. Dr. Dr. med. Halil Krasniqi, ekspert i shëndetësisë

Pjesëmarrja aktive e mjekut, që ështe obligim profesional dhe etik, në procesin e sëmundjes së pacientit, luan një rol të rëndësishem në shërimin e tij.

Prandaj, aspekti psikologjik, aftësia profesionale, eksperienca dhe sjellja e personalitetit të tij në realcion me pacientin, është më së e rëndësishme që pacienti, i cili vuan nga sëmundja dhe kërkon ndihmë të fitojë besimin e mjekut dhë të ndihet në duar të sigurta.

Ҫdo pacient, i cili i drejtohet mjekut, ka një hall, ka dhimbje, ka një sëmundje dhe kështu kërkon ndihmë dhe është plotësisht i varur nga aftësitë profesionale të mjekut, i cili në këtë rast duhet me përpikmëri, me ndërgjegje të madhe dhe profesionalizëm t‘i kushtohet sëmundjes së pacientit.

Me zgjedhjen e degës së studimit të mjekësisë, Mjeku është i vetëdijëshëm për profesionin, obligimet, punën dhe kohën të cilën ai duhet të investojë në detyrën e tij.

Pa marrë parasysh orarin e punës, vendin ku ai gjendet etj., Mjeku është i detyruar të ndihmojë pacientin nëse ky ka nevojë për ndihmën e mënjehershme të mjekut.

Mjeku në ushtrimin e profesionit të tij, nuk guxon për të bërë dallime, të moshës, profesionale, sociale, religjioze, racore, etnike, personale, por duhet t‘i trajtojë të gjithë njësoj natën apo ditën, me tërë aftësin dhe forcën e tij.

Nuk është etike, profesionale, e ndërgjegjshme, që mjeku mos t‘i ofrojë ndihmë mjekësore pacientit, i cili ka dhimbje është i sëmuar dhe kërkon ndihmë për jetë, vetëm se mjeku ka përfunduar orarin  e punës së tij. Pothuajse të gjithë mjekët e mbarë botës nuk arrijnë të shkojnë çdo herë dhe në orar të caktuar në shtëpitë e tyre, por qëndrojnë në ordinanca, në spitale edhe jashtë orarit, derisa pacientet të trajtohen dhe të marrin terapin e duhur.

Në vazhdim gjeni disa nga mënyrat që mund të tregoni nëse jeni në duar të mira me mjekun tuaj:

1. Respekti

Arroganca dhe cinizmi nuk kanë vend në ordinaca, poliklinika apo spitale dhe të tjera, pa marrë parasysh sa stres mund të ketëë stafi mjekësor. Si çështje parimore, mjeku duhet t’u tregojë pacientëve se i merr seriozisht shqetësimet dhe frikën e tyre dhe se është i lumtur të jetë pranë tyre.

2. Koha dedikuar pacientit

Nëse pacienti përshkruan problemin e tij dhe mjeku merr një histori të kujdesshme, do të duhet kohë e mjaftuar. Nuk është e ndërgjegjshme që mjeku vetvetiu të ndërpret para kohe ose të hiqet nga diagnozat e shpejta.

Për t‘u zbuluar sëmundje të rralla, simptoma të dyshuara dhe të komplikuara –  mjeku duhet punuar nganjeherë edhe si detektiv.

3. Paanësia

Një mjek duhet të dëgjojë, të shikojë, të hetojë dhe të jetë i hapur ndaj shkaqeve të ndryshme të mundshme të sëmundjes. Për sa kohë që diagnoza e pacientit nuk është e qartë, ai gjithmonë duhet të konsiderojë se diçka tjetër mund të jetë arsyeja e sëmundjes, e cila është prapa saj.

4. Mjeku konsekuent

Një profesionist i mirë mjekësor zakonisht nuk është i kënaqur derisa të gjejë një përgjigje përfundimtare për sëmundjen e pacientit (Diagnozën). Sidoqoftë, shumë diagnostifikim gjithashtu mund të dëmtojë pacientët – psiqikisht dhe fizikisht.

5. Punë përkthimi

Një parakusht i rëndësishëm për terapinë është që mjekët t’u shpjegojnë pacientëve të tyre nga çfarë po vuajnë në një gjuhë të thjeshtë, që pacientët e kuptojnë.Nga disa një studime ne kuptojmë që shkrimi-leximi shëndetësor është “problematik” apo edhe “i papërshtatshëm” në pothuajse 60 për qind të atyre me sigurim shëndetësor të ligjshëm.

6. Niveli i syve

Një profesionist i mirë mjekësor përfshin pacientët e tij në marrjen e vendimeve rreth diagnostikimit, terapisë dhe procedurave tjera trajtuese. Ai shpjegon avantazhet dhe disavantazhet e terapive ose operacioneve dhe u jep atyre mundësinë për të ndihmuar në marrjen e vendimeve.

7. Kufiri specialistik i mundësisë së trajtimit

Nëse diagnoza është e paqartë ose një terapi nuk funksionon, kjo flet për sovranitetin e mjekut nëse ai/ ajo ju referon te një koleg specialist ose shkëmben me specialistë të tjerë. Trajtimi i pacientit në kolegialitet dhe interdisciplinar është favor i pacientit dhe kulturë profesionale.

8. Përvoja

Mjekët që trajtojnë apo operojnë diçka shpesh, mund ta bëjnë atë më mirë se të tjerët. Ky rregull vlen edhe për profesionistët mjekësorë. Në rastin e terapive ose operacioneve speciale, pacientët duhet të pyesin se sa përvojë ka një mjek me metodën trajtuese.

9. Vlerësimi

Shqyrtimet në internet shpesh janë problematike. Prandaj, në portalet me reputacion, mund të kërkoni mjekë sipas kritereve dhe specialiteteve të ndryshme dhe të lexoni për përvojat personale të pacientëve.

10. Mirëqenia e pacientit

Mjeku është i detyruar ligjerisht, profesionalisht, nga etika mjekësore, ndërgjegjja personale, të njoftojë pacientin gjerësisht rreth sëmundjes së tij, rreth diagnostikës, metodave të trajtimit( p.sh. mënyrën e hapur të bypasit me opracion dhe narkozë, por edhe mënyrën e trajtimit të së njëjtës sëmundje pa operacion, pa prerje, pa narkozë me shpuarje dhe stentim). Pacienti duhet informuar edhe rreth fazës pas trajtimit, mënyrës se sjelljeve, ngarkimi fizik dhe terapija vazhduese.