Lajme

Regjistruesit e popullsisë protestojnë para Agjencisë së Statistikave, thonë se nuk u respektua kontrata

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2024

Dhjetëra regjistrues të angazhuar në procesin e regjistrimit të popullsisë, kanë protestuar të hënën para Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Aty shprehën ankesat e tyre rreth pagesave për periudhën e angazhimit për punën në terren, raporton Ekonomia Onlilne.

Ata pretendojnë që ASK-ja nuk e respektoi kontratën me ta, ndërsa përfaqësuesit e protestuesve zhvilluan edhe një takim me përfaqësuesit të ASK, të cilët ju premtuam se do të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

Përfaqësuesja e protestuesve, Lirie Aliu, ka thënë janë të pa kënaqur me pagë që u janë dalë dhe se sipas saj janë 200 regjistrues që kanë pasur problemin e tillë.

Ajo ka thënë se ne takim me përfaqësues të ASK-së u është premtuar se do të zgjidhin këtë problem, teksa kanë paralajmëruar edhe protesta tjera nëse nuk gjejnë zgjidhje.