Lajme

Regjistrohen tre lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

By GAZETA SCANNER 1

April 11, 2023

Tre goditje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në qarkun e Elbasanit. I pari është regjistruar në 15:50:18 në Librazhd 2.6 ballë.

Dy të tjerat në 16:00:07 dhe 16:00:57 në qendër dhe Shushicë të Elbasanit 2.8 dhe 2.5 ballë, sipas informacionit të publikuar nga Instituti i Gjeoshkencave.

Lëkundjet kanë zgjatur pak sekonda dhe fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme materiale.