Op/Ed

Refuzimi i projektit amerikan të gazit dhe rënia e qeverisë Kurti-2

Shkruan: Hisen Berisha


FLAMURI AMERIKAN ËSHTË “OZONI” MBROJTËS I LIRISË DHE SIGURISË SË KOSOVËS E POPULLIT TË SAJ.


Kur kryeministri dhe subjekti i tij politik ishin lëvizje, me pas parti parlamentare në opozitë, reagimin refuzues ndaj çdo arritje shtetërore të Kosovës, në procesin politik që nga Lufta, Rambujeja, Vjena, Pavarësia dhe krijimi i institucioneve shtetërore, me theks Ushtria, e kam konsideruar si pasojë e ideologjisë me të cilën udhëhiqeshin, meqë ideologjia si “çark i mbyllur i të menduarit” ua kufizon mundësinë për dalje nga ajo, që romakët e vjetër e quanin “cirkulus viciozus”.
Qëndrimin krekosës dhe refuzues ndaj partnerëve tanë strategjik, pa të cilët vihet në pikëpyetje mbijetesa si shtet dhe popull, me logjikën se “mund t’ia dalim me forcat tona”, tingllonin sikur deklarata megalomane komuniste “edhe barë do hamë…”, u munduam t’i arsyetonim, ngase konsideronim se ishte pasojë e ndikimit ideologjik nga ish-Shqipëria komuniste, që për  popullin e robëruar të Kosovës ishte edukim.
Por, me tu integruar në qeverisje, duket se ua rriti ambiciet dhe vetëbesimin paradat e Gardës së Nderit dhe fjalimet para rreshtave të Forcës, debatikasve të rijnë dhe eskaluan deri aty sa Lideri i LVV dhe Kryeministri ynë, deklaroi se “SHBA nuk mund ta mbrojë Kosovën, atë e bëjmë vet me aleatet evropian”. 
Më ngjasoi me politikan tipik “titist” që udhëhiqeshin nga doktrina “mirë me Amerikën, mirë me Rusinë”. 
U munduam t’ua kujtonim rrugëtimin historik të Kosovës dhe popullit shqiptarë dhe mbështetjen amerikane, ua kujtuam  vitet e luftës 1998/99, kur FA të SHBA ndërhynë në luftën e Kosovës, me një kosto që s’do e përballonin të gjitha vendet anëtare të NATO-së bashkë, pa SHBA-të. 


Zhvillimet e Shtatorit ‘21, në veri të vendit, treguan se:

Flamuri Amerikan është “OZONI” mbrojtës, i lirisë dhe sigurisë së Kosovës e popullit të sajë”.
Si kryeministër dhe qeveri Kurti 1, i kundërshtuan fondet e MCC, donacion për mbështetjen e zhvillimit të Kosovës në sektorët më në nevojë dhe këtu i dhatë “kartonin e kuq” qeverisjes tyre. Kështu që krijuan casus belli me Agim Veliun, për ta luftuar qeverisjen e vet.
Sprova e madhe i erdhi pas reformatimit të qeverisë së re me kryeministër z. HOTI.
Në  Shtator 2020, Kryeministri i Kosovës z. Hoti, e riktheu Kosovën në Shtëpinë Bardhë. Kjo ishte arritja me e madhe në historinë e shtetësisë së Kosovës. Kosova u trajtua si subjekt i barabartë i marrëdhënieve ndërkombëtare përballë Serbisë, dhe atë në selinë e superfuqisë së Botës në Uashington.


Me këtë akt SHBA, po mundohen të sanksionojnë të gjitha ato çështje kritike të karakterit ekonomik, asete strategjike shtetërore për zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të Kosovës, të cilat në të ardhmen mund të bëhen pengës, për shkak të pretendimeve serbe, nëse nuk zgjidhen para përmbylljes së marrëveshjes finale.
Kryeministri Kurti, mbajti qëndrim “Nyet man”, duke e dëmtuar Kosovën dhe duke i bërë argat Vuçiqit, ngase qëndrimi refuzues i qeverisë Kurti, ia mundësoj ta mundë politikisht SHBA-në, pa ushtarë.
Kjo më nuk kishte dhe vazhdon të mos ketë shpjegim as arsyetim. 


Qëndrimet që po mban kjo qeveri ndaj projektit strategjik të SHBA për gazin, po tregon se Kryeministri nuk po arrin apo nuk po dëshiron të kuptoj strategjinë e SHBA për rajonin.  
Papjekuria politike që po shpërfaqet me qëndrimin fyes lidhur me Projektin e Gazit, duke i cilësuar me fjalët kualifikuese “disa gypa” është një tregues së Kosova si shtet, me fuqi ekonomike dhe stabilitet politik fragjil, me strategjitë zhvillimore ekonomike po oscilon në mes SHBA dhe pretendimeve ruse në këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës. 
Me qëndrimet që do mbaj qeveria kosovare, përcaktohet edhe pozicioni gjeostrategjik i  Kosovës në të ardhmen. Koncepti politik e ideologjik i qeverisjes, tregon edhe orientimin gjeostrategjik të vendit.

Kjo qeveri nuk po arrin të kuptoj se projektet amerikane që nga linjat e gazit Kaspikut, ITAP, etj. janë strategji amerikane për sigurinë energjetike të aleatëve, përfshirjen e tyre në gjeostrategjinë e stabiliteti energjetik dhe ekonomik, të zonave të interesit që po i synon Rusia. 


E së fundmi projekti i “GASIT” që po e kundërshton aktualisht qeveria Kurti, synon pavarësinë e Evropës nga gazi rus dhe abuzimi energjetik si mekanizëm shantazhi në politikën e jashtme ruse. 
Nëse me qëndrimin refuzues ndaj marrëveshjes së Uashingtonit, ia mundësuat Serbisë ta fitoj luftën politike ndaj Amerikës edhe Izraelit, pa ushtarë, me  qëndrime refuzuese ndaj projektit të gazit nga kompania amerikane MCC, a po tentoni t’ia mundësoni perandorisë të së keqes-Rusisë, ta fitoj luftën politike dhe ekonomike, pa ushtarë ndaj Amerikës? 
I nderuem kryeministër, dua t’iu përkujtoj se krijimi i distancës politike dhe diplomatike në mes Kosovës dhe SHBA, është akti më armiqësor që mund ta bëj një qeveri, çka duhet të jet motiv i mjaftueshëm për të shënuar fundin e sajë me çdo mjet.
Por, unë dua të të bëj një pyetje sugjestive për kryeministrin: kur refuzuat fondet e MCC qeverisja Kurti-1 ka zgjat 52 dite. Tani që po refuzon prap një projekt amerikan, edhe sa do të zgjas qeverisja Kurti-2?