Lajme

Reformatorja e garderobës!

By GAZETA SCANNER 1

June 26, 2024

Shkruan: Kimete Berisha

– Për katër vjet mandat, Albulena Haxhiu e ka reformuar veç pamjen e vet!

– Mirë ka bërë, por ka bërë keq që nuk është marrë edhe me reforma të tjera…

– E ka reformuar garderobën, fustanat, këpucat, shishkat…dhe kohën më të madhe e ka kaluar tek frizeri duke i zgjatur flokët.

– E pse ministresha nuk e di se askush s’është ngusht a i ka ajo flokët e gjata a të shkurta!

– Ne donim drejtësi!

– Kur pa asnjë ditë përvojë pune u bë ministreshë, Albulena Haxhiu u magjeps aq fort me vetveten sa s’ka bërë gjë tjetër përveç që është pispillosur. Është e dashuruar me veten, i jep vetes një rëndësi të jashtëzakonshme dhe nuk shkel në tokë. Ajo nuk e di më ku është. As çfarë bën.

– Ka harruar se Albin Kurti është kryeministër

– E ka bërë ministrinë e Drejtësisë ‘sallon të dasmave’, e fustanat e saj janë bërë e vetmja temë e bisedës mes zyrtarëve…se, mos ja nxjerr fundin, nuk ndërrohen fustanat tri herë në ditë gjatë orarit të punës, si në tretën e ditës…!

– Domethënë, është e obsesionuar me vetveten aq shumë sa që gëzohet që i vë thonjtë e gjatë, që i imponon kur flet…nga frika se mos nuk po i shihen!

– Prandaj, ‘mafiozët e Drejtësisë’ (prokurorë e gjyqtarë të korruptuar) nuk e lëvizin çerpikun, se nuk e marrin seriozisht Albulena Haxhiun, sepse e dinë që Kosova nuk ka ministreshë të Drejtësisë. Në vend të Drejtësisë, Kosova e ka ministreshën e Modës!

– Nuk është keq të merresh me modë, por është keq kur nuk merresh edhe me punën për çka paguhesn. E, e vetmja punë që ka bërë Albulena ‘e ka sharë sistemin e Drejtësisë’, dhe mirë ka bërë.

– Por, kur të hyn vetja në qejf e të rritet mendja, pastaj, kështu ndodh…!

– Albulena Haxhiu është joprofesioniste, naive, dhe është armikja më e madhe e Drejtësisë.

– Është dështimi numër një i Albin Kurtit!

– Pradaj, veç një e dështuar si ajo i afron afër vetes ish agjendtët e UDB-ës për t’i përndjekur, mendja e saj, ‘pasanikët e luftës’!

P.S. Apo jo?