Sport

Refki Bytyqi, mjek zyrtar i FC Suharekës

By GAZETA SCANNER 1

September 21, 2023

FC Suhareka ka njoftuar se këtij klubi i është bashkuar dr. Refki Bytyqi.

“Duke parë angazhimin e tijë dhe pasionin e madh për futbollin Suharekas tashmë edhe zyrtarisht është bashkuar me vizionin e klubit tonë si mjek zyrtar i klubit”, ka njoftuar FC Suhareka.

Njoftimi i plotë i FC Suhareka:

Mirë se erdhe në FC Suhareka, Dr.Refki Bytyqi

Edhe zyrtarisht një personalitet i shquar në Suharekë i bashkohet familjes tonë të madhe në FC SUHAREKA.

Refki Bytyqi , doktorri që shumë vite ja kushtoj sportit.

Shumë persona kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për ta mbajtur gjallë sportin në Suharekë dhe njëri prej tyre është edhe doktori Refki Bytyqi.

Ai ishte aktivizuar në sport që nga vitet e hershme, si doktorr duke kontribu më shumë në sportin e futbollit gjithashtu në nder të qytetarëve në nevojë gjithmonë.

Duke parë angazhimin e tijë dhe pasionin e madh për futbollin Suharekas tashmë edhe zyrtarisht është bashkuar me vizionin e klubit tonë si mjek zyrtar i klubit.

#fcsuhareka #refkibytyqi