Sport

Reece James rrezikon të humbas Kampionatin Evropian

By GAZETA SCANNER 1

December 15, 2023

Mbrojtësi i Chelseat, Reece James, është në “luftë” me kohën për tu rikuperuar për Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Chelseat pritet të mungojë së paku tre muaj, por për shkak të seriozitetit të lëndimit koha mund të jetë shumë më e gjatë.

James të dielën u lëndua në ndeshjen kundër Evertonit.

Ky ishte lëndimi i shtatë në tri vitet e fundit.

Pasi humbi Kupën e Botës vitin e kaluar për shkak të një dëmtimi në gju, James mund t’i mungojë Anglisë edhe në Evropian.

Reece James po ashtu ka humbur vendin e tij në kombëtare, pasi Kyle Walker dhe Kieran Trippier preferohen nga Gareth Southgate.