Klubi spanjoll, Real Madrid, po e monitoron për së afërmi situatën Trent Alexander-Arnoldit.
Siç raporton gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano, kontrata Alexander-Arnoldit i skadon në qershor të vitit 2025 dhe Reali është një prej shumë top-klubeve evropiane që po e ndjekin nga afër situatën.
Romano thotë se aktualisht nuk ka bisedime që po zhvillohet për një marrëveshje të re me klubin e tij, Liverpoolin, dhe situata e krijuar në klub, me njoftimin e Jurgen Kloppit për largim dhe me ndryshimet në udhëheqje, ka çuar në situatën ku top-klubet evropiane besojnë se mund të kenë shansin për të nënshkruar me Trentin këtë verë.
Alexander-Arnold ka luajtur në disa pozita për klubin dhe kombëtaren angleze viteve të fundit, duke iu shtuar kështu vlera.
Livepooli nga ana e tij nuk ka dhënë ndonjë shenjë për shitjen e lojtarit në këtë fazë, pavarësisht situatës së paprecedent me kontratën e tij, i cili ka mbi 300 paraqitje për klubin.