Sport

Reali ia refuzoi, Jorge Mendes ia ofron katër gjigantëve evropianë një mbrojtës që kushton 80 milionë euro

By GAZETA SCANNER 1

August 13, 2024

Jorge Mendes është agjenti më i famshëm në botë dhe kjo konfirmohet nga yjet që ai ka menaxhuar ndër vite, duke filluar nga Cristiano Ronaldo.

Megjithatë menaxheri portugez ka nën menaxhim edhe yjet më të mëdha nga shteti i tij dhe po mundohet t’i sistemojë ata.

Një nga asetet më të çmuara të Mendes dhe Portugalisë është qendërmbrojtësi i talentuar i Benficas, Antonio Silva.

20-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e gjigantit portugez dhe Jorge Mendes ia ka rekomanduar transferimin e tij Real Madridit.

Megjithatë Los Blancos e kanë refuzuar atë pasi bëhet fjalë për një futbollist që ka klauzolë largimi prej 100 milionë eurove.

Pas refuzimit të Real Madridit, Mendes po negocion me klube të tjera dhe i ka siguruar ato se largimi i mbrojtësit nga Benfica mund të ndodhë edhe për 80 milionë.

Liverpool, PSG, Manchester United dhe Chelsea janë katër top klubet evropiane që kanë shprehur interesim për lojtarin dhe Mendes është duke negociuar me to.

Mendes është i vendosur ta largoj portugezin nga Benfica dhe katër klubet e lartëpërmendura njëra nga to do t’i fitoj shërbimet e tij.