Sport

Reali i ofron pagë Mbappes më të ulët se që merr te PSG-ja

By GAZETA SCANNER 1

February 16, 2024

Kylian Mbappe po raportohet se tashmë i ka komunikuar Paris Saint-Germainit se nuk do të vazhdojë kontratën e cila i skadon në fund të qershorit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, gjatë pasdites së të enjtes raportoi se Mbappe dhe PSG-ja do të ndajnë rrugët.

Romano tregoi që Real Madridi tashmë i ka dërguar propozim për pagë yllit francez, e cila do të jetë më e ulët se ajo që i ka propozuar në verën e vitit 2022 – dhe më e ulët se paga që e merr te parisienët.

Real dëshiron që Mbappe t’i bashkohet klubit në kushtet e tyre pasi ka kaluar vite në këtë sagë.

Tash e gjithë ujdia është në duart e sulmuesit francez, i cili ka oferta edhe nga klubet e Premier Leagues.