Real Madridi e ka mposhtur Osasunën me rezultat 2-4.
Golin e parë për madrilenët e shënoi Vinicius Junior në minutën e katërt të ndeshjes, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Budimir barazoi shifrat në 1-1.
11 minuta më vonë, Carvajal shfrytëzoi një asistim të Valverdes për ta çuar Realin në epërsi, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Pas një ore lojë, Reali trefishoi epërsinë me anë të Diazit, kurse në minutën e 64-të, Vinicius shënoi edhe golin e dytë në takim për rezultatin 1-4.
Osasuna krejt në fund arriti që të shënoj edhe një gol në minutën e 91-të të ndeshjes me anë të Munoz.
Me këtë fitore, Reali vazhdon të jetë lider i tabelës me 72 pikë, 10 më shumë se Girona që është në vendin e dytë dhe 11 më shumë se Barcelona që është në të tretin, ku këto dy të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa, Osasuna gjendet në pozitën e 10-të në tabelë me vetëm 36 pikë nga 29 ndeshje.