Sport

Reali do që t’ia zgjasë Carvajalit kontratën

By GAZETA SCANNER 1

June 17, 2024

Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar që Real Madridi po dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me heroin e finales së sivjetme të Ligës së Kampionëve, Dani Carvajal.

“Pas Luka Modriqit dhe Lucas Vasquezit, dhe pasi të qartësohet situate e Nachos, Real Madridi dëshiron që t’i fillojë bisedimet për një marrëveshje të re me Dani Carvajalin”, ka shkruar Fabrizio Romano në X.

“Klubi është ekstremisht i lumtur me performancat e tij, dhe kontrata e re do të jetë temë diskutimi në muajt e ardhshëm”.