Sport

Real Madridi mposht Real Sociedadin

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Real Sociedadit, të ciline ka mposhtur me rezultat 3-1, në ndeshjen që sonte është zhvilluar në La Liga

Real Madridi nuk e nisi mbarë takimin, duke pësuar gol qysh në minutën e dytë, transmeton KosovaPress.

Por gjërat ndryshuan në vazhdim, ishte Benzema ai që barazoi rezultatin në minutën e 37-të. Kurse Valverde dhe Modriç u kujdesën ë t’ia sigurojnë fitoren madrilenëve për rezultatin përfundimtar 3-1.

Real Madridi mban pozitën e dytë në renditjen tabelare në La Liga me pikë të barabarta me Barcelonën, 28 pikë, që është në pozitën e parë, kurse  Real Sociedad është i pesti me 24 pikë.