Real Madridi e ka shfrytëzuar në maksimum barazimin e mbrëmshëm të Barcelonës ndaj Celta Vigos.
“Los Blancos” triumfuan 0:3 ndaj Leganes në javën e 14-të në La Liga.
Mbappe kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 43-të.
Valverde e Bellingham shënuan në pjesën e dytë për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Real Madridi tani shkon në kuotën e 30 pikëve në vendin e dytë, katër më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të luajtur.