Valencia ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për të siguruar mbijetesën në La Liga.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, skuadra e drejtuar nga Ruben Baraja mposhti Real Madridin, me “Los Blancos” që tani kanë humbur edhe pozitën e dytë në tabelë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Mestalla” përfundoi me rezultatin minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Lakuriqët” e shënoi Diego Lopez, në minutën e 33-të.
Vlen të theksohet se në fundin e ndeshjes, në minutën e shtatë shtesë, Vinicius Junior u përjashtua direkt me karton të kuq.
Valencia pas kësaj fitore ka 40 pikë dhe ndodhet në pozitën e 13-të, pesë pikë larg zonës së rrezikshme – teksa deri në fund kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe tri xhiro.
Real Madridi tani është i treti në tabelë me 71 pikë, një më pak se Atletico Madridi. /Express/