Sport

Real Madrid “përvesh mëngët”, javën e ardhshme Perez telefonon Mbappe

By GAZETA SCANNER 1

December 27, 2023

Real Madrid vazhdon të ëndërrojë për Kylian Mbappe. Skuadra spanjolle tashmë po bën hapa përpara për të afruar nënshkrimin e franvcezit në datat e ardhshme, duke përfituar nga fakti se ai nuk do të rinovojë me PSG.

Siç ndodh sa herë që afrohet merkatoja e transferimeve, shumë zhurmë qarkullon në botën e futbollit. Konkretisht, ajo që lidh fatet e Mbappe dhe Real Madrid, një situatë e përfolur prej disa vitesh, por që ende nuk është realizuar.

Me një kontratë që aktualisht e bashkon me PSG deri në 30 qershor të vitit 2024, futbollisti do të jetë i lirë të negociojë me cilindo prej skuadrave që shfaqin interes për të nga 1 janari 2024. Pavarësisht se kampionët e Ligue 1 po tentojnë për ta rinovuar, sulmuesi 25 vjeçar nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

Në këtë situatë, Ramon Alvarez de Mon ka treguar se Real Madrid tashmë po përgatit gjithçka të nevojshme në mënyrë që java e ardhshme të jetë vendimtare sa i përket nënshkrimit të Kylian Mbappe. Konkretisht, është kontrata që do ta bashkonte francezinb me “Los Blancos”.

Javën e ardhshme është planifikuar një telefonatë nga Florentino Perez me vetë lojtarin francez për të konfirmuar nëse lojtari dëshiron të nënshkruajë për spanjollët ose jo. Nëse përgjigja është pozitive, plani është që çdo gjë të zyrtarizohet gjatë muajit janar dhe të mos ketë mundësi të përsëritet ajo që ka ndodhur në rastet e mëparshme dhe francezi të bëjë një hap pas.