Sport

Real Madrid nuk gabon në Bernabeu, mposht Granadën

By GAZETA SCANNER 1

December 02, 2023

Real Madrid nuk gaboi në stadiumin Santiago Bernabeu dhe mposhti Granadën e Myrto Uzunit me shifrat 2-0. Madrilenët shënuan nga një gol për pjesë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Brahim Diaz në minutën e 26-të pas një asisti të Toni Kroos.

Në fraksionin e dytë, nuk mungoi edhe goli i njeriut më në formë te Reali, Rodrygo. Braziliani nuk fali në minutën e 57 kur përballë portierit kundërshtar e pati të pamundur për të gabuar. Ndërkohë, pjesë e ndeshjes ishte edhe Uzuni, por sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë u zëvendësua në minutën e 64.

Pas kësaj ndeshje, Real Madrid u ngjit në vend të parë me 38 pikë, po aq sa edhe Girona, ndërsa Granada mbetet me shtatë pikë në vend të 19.