Sport

Real Madrid në kushte të mira, heq dorë nga zvogëlimi i pagesës së lojtarëve

Real Madrid ka vendosur mos t’iu zvogëlojë pagesa e lojtarëve gjatë pandemisë së koronavirusit, transmeton GazetaScanner.

Pandemia e koronavirusit ka kapluar me të madhe shtetin e Spanjës dhe ka goditur ekonominë e shumë klubeve, por jo edhe të “Mbretërve”.

Sipas mediave spanjolle, Reali nuk do i detyrojë lojtarët dhe punëtorët e tjerë të marrin gjysmën e pagesës sepse ekonomia e klubit është në nivelin e duhur.

Në La Liga shumica e klubeve iu ka ndaluar pagesën e lojtarëve ose iu kanë zvogëluar për 70%, shkaku i Covid-19.

Koronavirusi mbetet problemi kryesor në glob, ngase deri me tani ka vrarë mbi 18 mijë persona./Scanner/