Eden Hazard është i qasshëm në merkato.
Ylli belg i skuadrës së Real Madrid duket se nuk është më i paprekshëm dhe ofertat për të do të shqyrtohen.
Raportime nga Sergio Santos, Real Madrid kanë hedhur në shitje kartonin e yllit belg.
Hazard nuk dëshmoi dot talentin e tij para audiencës në ‘Santiago Bernabeu’, duke u penguar shumë edhe nga lëndimet.
Tani, skuadrat e interesuara për Hazard mund të bëjnë lëvizjet e tyre.
Nuk dihet akoma se cili është çmimi që Real Madrid i ka caktuar ish-anëtarit të Chelsea.