Sport

Real-City, përballja kryesore në Champions

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Përballja kryesore do të jetë në mes Real Madrid-it dhe Manchester City-të, kurse përballje interesante do të jetë edhe në mes Chelsea-së dhe Bayern Munchen. Kampionia në fuqi e Evropës, Liverpool do të përballet me Atletico Madridi-n.

Ndeshjet e para zhvillohen me 18-19 dhe 25-26 shkurt, kurse ato të kthimit me 11-12 dhe 17-18 mars.

Çiftet e 1/8 së finales:

Borussia Dortmund – Paris Saint-Germain
Real Madrid – Manchester City
Atalanta – Valencia
Atletico Madrid – Liverpool
Chelsea – Bayern Munich
Lyon – Juventus
Tottenham Hotspur – RB Leipzig
Napoli – Barcelona