Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ka reaguar për sulmin fizik ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Krasniqi, përmes një postimi në facebook është shprehur se ky akt i sulmit është i papranueshëm.
Ndërsa ka shtuar se veprime të tilla nuk duhet të tolerohen.
“Sulmi ndaj Kryetarit Gazmend Muhaxheri, është akt i ulët dhe i papranueshëm. Drejtësia, duhet të vihet sa më shpejt në vend dhe veprime të tilla nuk duhet të tolerohen”, ka shkruar Krasniqi