Sport

Reagon Mascherano: Cirku më i madh që e kam parë ndonjëherë

By GAZETA SCANNER 1

July 24, 2024

Trajneri i skuadrës olimpike të Argjentinës, Javier Mashcerano, ka reaguar pas humbjes nga Maroku.

Argjentinasit e barazuan ndeshjen në minutën e 16-të shtesë, 2:2, por aty ndeshja u ndërpre për shkak të trazirave në stadium.

Mirëpo referi vendosi t’i kthejë skuadrat në fushë, dhe VAR-i tregoi që goli i barazimit nga Christian Medina ka qenë pozicion jashtë loje.

Kështu, u luajtën edhe tre minuta dhe albicelestët pësuan humbje, e më pas erdhi edhe reagimi i Mascheranos.

“Cirku më i madh që e kam parë ndonjëherë në jetën time”, ka thënë ai.