Sport

Reagon Komiteti Olimpik i Kosovës, pas kualifikimit të Bad News Eagles

By GAZETA SCANNER 1

April 24, 2022

Ekipi kosovar Bad News Eagles janë kualifikuar në garën më të madhe në botë për CS:GO, Major Antwerp 2022.

Bad News Eagles arritën të fitojnë ndaj ekipi çek 2:1, kështu duke u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO.

Pas kësaj arritje të madhe të ekipit kosovar, ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, KOK ka postuar momentin e kualifikimit dhe kanë uruar ekipin kosovar që bëri histori.

Ky është reagimi i plotë i tyre:

“BRAVO DJEMA

Garuesit e ekipit tonë të esports, Bad News Eagles, shkruajnë historinë, duke u kualifikuar në kampionatin më të madh në botë ‘PGL Major Antwerp’, në video-lojën CS:GO”