Lajme

Reagon Kica-Xhelili pas vendimit të Kushtetueses: Pushteti tentoi t’i kontrabandojë ndryshimet

By GAZETA SCANNER 1

August 03, 2023

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas nxjerrjes së Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Zyrtarët Publik.

Ajo tha se pushteti aktual tentoi që të i “kontrabandojë” ndryshimet.

Postimi i plotë:

Ligji për Zyrtarët Publik, u shpall kundërkushtetues.

Kjo ishte arsya pas gjithë zhurmës në seancën e fundit të mbajtur. Kjo ishte arsya pse pavarësisht që I NJËJTI ligj trajtohej në Gjykatë Kushtetuese, u munduan të kontrabandonin ndryshimet e njëjta për së dyti.