Lajme

Reagon Driton Selmanaj: Mendësia komuniste e pushtetit e ka devijuar rrugën tone euro-atlantike

By GAZETA SCANNER 1

July 11, 2024

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër pasi pushtetit votoi Projektligjin për KPM-në dhe KPK-në.

Selmanaj ka thënë se mendësia komuniste e pushtetit, e ka devijuar rrugën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Qeveri dhe shumicë parlamentare me logjikë kundër kushtetuese dhe kundër standardeve të BE-së.

Përkundër kërkesës dy herë radhazi të opozitës dhe Bashkimit Evropian për tërheqjen e tri projektligjeve, LVV dhe partnerët e koalicionit, i votuan dy nga to që kanë elemente kundër kushtetuese dhe janë qartazi kundër standardeve të Bashkimit Evropian.

Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave u votuan, kurse Projektligji për Zyrtarët Publikë u shty në mungesë kuorumi.

Të tri këto projektligje janë kundërshtuar fuqishëm nga opozita, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe organizatat ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medieve.

Mos të harrojm që të dy P/ligjet, ai për Këshillin Prokurorial dhe ai për Zyrtarët Publik, të sponzoruara nga kjo qeveri, ishin shpallur kundërkushtetuese nga Gjykata Kushtetuese disa muaj më parë. Pothuajse me të njejtën logjikë dhe të njejtën frymë normative, janë risjellur dhe u votuan në Kuvend.

Sot me të drejtë shtrohet pyetja: Nëse nuk e përkrahin rrugën dhe standardet e BE-së, cilën rrugë e ka zgjedhë Albin Kurti dhe kasta e tij?!

A është ende BE-ja destinacioni i shtetit tonë?

Apo ndoshta mendësia dhe logjika komuniste për kapjen e çdo segmenti shoqëror, e ka devijuar rrugën rrugën tonë të integrimeve euro-atlantike?!!

Ky soj i politikanëve, mendërisht dhe strukturalisht janë kundër rendit demokratik dhe kushtetues.